Struktura e filmit “Bad Times at the El Royale” tingëllon familjare, madje edhe klishe: shtatë të huaj, secili me nga një skelet në dollap, e gjejnë veten së bashku në një hotel që ka parë edhe ditë më të mira dhe që edhe vetë fsheh një sekret.
Një sekret ky që zbulohet në prologun e shkurtër që e shtron skenën për realizimin e këtij filmi të zhvendosur më 1969, e që është pjesërisht film komercial me buxhet të ulët, pjesërisht kryqëzim i misterit me komedinë e zezë, dhe në tërësi origjinal.
Emri i skenaristit e regjisorit të këtij filmi, Drew Goddard, mund të mos nënkuptojë asgjë për dikë. Por kushdo që ka parë filmat e mëhershëm të Goddard, meta-horrorin “The Cabin in the Woods” apo që e njeh punën e tij si skenarist në projekte si “Lost,” “Buffy the Vampire Slayer” dhe përshtatjen për ekran të “The Martian”, që u nominua nga “Oscars”, do të dijë ta presë të papriturën.
Jo të gjitha të papriturat janë të këndshme, por ka njëfarë satisfaksioni në përjetimin e ndjesisë kur diçka është e papritshme... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)