Në Manaus, Brazil, një thatësirë në disa pjesë të Amazonas çoi në një rënie dramatike të nivelit të ujit në lumë, duke ekspozuar kështu disa formacione shkëmbore, të cilat kanë gdhendje të formave njerëzore e që mund të datojnë deri në 2000 vjet më parë.
Livia Ribeiro, një banore e vjetër e qytetit më të madh të Amazonës, Manaus, ka thënë se ajo dëgjoi për këto gdhendje nga shoqëria dhe dëshironte t’i shikonte ato.
“Kam menduar se ishte gënjeshtër… Nuk i kam parë kurrë ato. Kam jetuar në Manaus tash e 27 vjet,” ka thënë Riberio, pasi pa reliktet.
Këto gdhendje në gurë zakonisht nuk shihen për shkak të ujërave të lumit Negro, rrjedha e të cilit javën e kaluar ka pësuar një ulje rekorde të nivelit në 121 vjetët e fundit. Shfaqja e këtyre gdhendjeve në brigjet e lumit ka gëzuar shkencëtarët dhe publikun e gjerë, por gjithashtu kanë ngritur pyetje të shumta.
“Ne vijmë i shohim këto gdhendje dhe mendojmë se sa të bukura janë…por gjithashtu mendoj se a do të ekzistojë ky lumë pas 50 apo 100 vjetëve”, ka thënë tha Ribeiro.
Edhe
Dy mumje 7 mijëvjeçare në Saharë me prejardhje të panjohur njerëzore
Thatësirat në Amazonë kanë reduktuar drastikisht nivelin e ujit në lumë gjatë këtyre javëve, duke afektuar kështu në mënyrë direkte regjionin, pasi që ata varen nga kjo rrjedhë e lumit për transportim dhe sigurim të pajisjeve të ndryshme.
Sipas ekspertëve, sezoni i thatë u përkeqësua këtë vit për shkak të valës El Nino, e cila ndikoi në të gjithë Oqeanin Paqësorë, duke shtuar efektin e vet në ndryshimet klimatike.
“Këto gdhendje të gjetura janë pjesë e një lokaliteti arkeologjik të një rëndësie të madhe”, ka thënë Jamie Oliviera nga Instituti Brazilian i Trashëgimisë Historike. Ato gjenden në lokalitetin e quajtur Praia das Lajes dhe u panë për herë të parë në vitin 2012, gjatë një periudhe tjetër thatësirash, por jo aq e ashpër sa kjo e tanishmja.
Këto gdhendje në gurë shfaqen prapa një prapavije të xhunglës së dendur, me ujëra të ulëta të kafenjta të lumit Negro që rrjedh afër. Shumë nga këto gdhendje përmbajnë fytyra njerëzore, disa drejtëkëndore, të tjerat ovale, me buzëqeshje e fytyra të ngrysura.
“Ky lokalitet shpreh emocione, ndjenja, është një dokument në gurë, por ka diçka të përbashkët me veprat artistike të ditëve të sotme”, ka thënë Oliviera.
Për Beatriz Carneiro, historian Praia das Lajes ka një vlerë të pakrahasueshme në kuptimin e njerëzve të parë që kanë jetuar në atë regjion, një fushë kjo ende e eksploruar pak.
Edhe
Urnat gjigante nga Amazona zbulojnë ritualet e harruara të varrimit
“Fatkeqësisht tani po shfaqet me një thatësirë”, ka thënë Carneiro. “Kthimi i rrjedhës së ujit, dhe fundosja e këtyre shkëmbinjve, prapë në ujë do t’i ruante ata më shumë se puna jonë”.
Marrë nga voanews.com. Përktheu: Enis Bytyqi