Më 12 mars Filarmonia e fuqishme e Berlinit shkoi përpara me planin për një koncert që e kishte planifikuar para shpërthimit të pandemisë.
Unë e kam shikuar nga apartamenti im në New York dhe ishte një interpretim që shumë pak më ka rastisur ta dëgjoj: një performancë në versionin “livestream” në një sallë të zbrazët, shkruan “The New York Times”. Ishte e mistershme dhe intensivisht prekëse për të kuptuar se i vetmi publik që po e shihte ishim ne në shtëpitë tona rreth e qark botës.
Karantinimi dhe masat për ndalimin e tubimeve mjaftuan që koncertet si ky të zhduken. Pas së gjithave edhe pa publik, është e vështirë për një grup muzikantësh që të mblidhen në skenë.
Por në disa vende si në Gjermani, ku përhapja e virusit ka filluar që të bjerë, masat kanë filluar që të lehtësohen. Dhe orkestrat, sikurse bizneset e tjera, janë duke shikuar nëse mund të gjejnë një rrugëdalje nga letargjia, transmeton KOHA.
Të premten e kaluar berlinezët ishin supozuar që të luanin të përvitshmin koncertin evropian në Izrael, si pjesë e vizitës shtetërore të presidentit gjerman, që transmetohet nga shumë stacione televizive. E gjithë vizita është anuluar për shkak të pandemisë, por Filarmonia ka shkuar përpara me performancën e saj në sallat në Berlin: e para ngjarje e madhe klasike e guximshme, sa edhe ishte, jashtë karantinës.
Koncerti – i cili është përsëritur në platformën digjitale të sallës koncertale të shtunën – ishte organizuar konform rregullave shëndetësore. Jo më shumë se 15 instrumentistë janë lejuar që të jenë në skenë në të njëjtën kohë, duke e bërë këtë koncert një ngjarje kamertale. Instrumentistët kanë qëndruar larg dy metra, përveç instrumenteve frymore që kanë qëndruar nga pesë metra larg njëri-tjetrit e kolegëve të tyre.
-
Filharmonia me koncert unik si uverturë para Berlinit, sonte në “Express”
-
Filharmonia sivjet në hap të rritjes artistike dhe prezantimit ndërkombëtar
-
Autobiografia muzikore e Beethovenit – festë historike në Prishtinë
-
Anulimi i koncertit të Filharmonisë së Munich-ut shkaku i dirigjentit izraelit, ndez debatin mbi kulturën e politikën
-
Kori i Kosovës në Gjermani dëshmon se jehon qartë në skena evropiane