Prishtinë, 4 maj - Ramë Lahaj ka dëshmuar edhe një herë para publikut se është tenor i rangut botëror. Këtë epitet ia kanë konfirmuar ftesa dhe interpretimi i përbashkët me njërin prej këngëtarëve lirikë më me nam në botë, Plácido Domingo.
Mbrëmjen e së martës ai është ngjitur në skenë bashkë me tenorin e dirigjentin duke i dhënë karrierës së tij edhe një vulë të fortë: atë të interpretuesit që ngjitet në skenë me Domingon, i cili konsiderohet si “Mbreti i operës”. Të mërkurën nëpërmjet telefonit Lahaj i ka thënë “Kohës Ditore” se koncerti në Puebla të Meksikës është pritur jashtëzakonisht mirë. Ka thënë se nuk ka dëshirë të flasë për veten në superlativ, por bëhet fjalë për një sukses tejet të madh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është ndoshta një nga momentet më të mira në karrierën time. Të dalësh e të këndosh me Domingon është problem ta kthesh audiencën nga vetja. Kjo ka ndodhur të martën mbrëma me mua dhe jam i kënaqur”, ka thënë Lahaj. Tenori kosovar bashkë me Domingon që ka pasur mbi 3 mijë e 800 performanca dhe mban rekordin botëror “Guinness” kanë interpretuar duetin e Don Carlos, që është pjesa e dytë e operës “Don Carlo” të kompozitorit Giuseppe Verdi. Në koncertin bamirës ku janë mbledhur mjete për Kryqin e Kuq, kënga napolitane "Non ti scordar di me" e Ernesto de Curtisit, po ashtu ka bashkuar në skenë dy tenorët (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.