Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ramë Lahaj do të interpretojë me Placido Domingon

Tenori i mirënjohur shqiptar Ramë Lahaj, është në përgatitje të një koncerti të madh ku do të luaj bashkë me tenorin legjendar Placido Domingo.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Lahaj, i cili edhe ka publikuar një video teksa shihen gjatë provave me të madhin Domingo, shkruan KultPlus. Në rrjetin social Facebook, Ramë Lahaj, po ashtu ka shkruar se është shumë i nderuar që ka një shans të tillë për të kënduar së bashku me Domingon.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në prova me tenorin legjendar Placido Domingo, jam aq i nderuar që do të kem një shans për të kënduar së bashku me të. Zoti të bekoftë Maestro!”, ka shkruar Ramë Lahaj.