Njëri prej institucioneve më të vjetra teatrore në Oldham nuk mund të mbijetojë tre vjet pa financim, kështu që do të mbyllet përgjithmonë në fund të marsit. Vendimi, i cili vjen nga një rishikim që synon ribalancimin e investimeve jashtë kryeqytetit, erdhi pavarësisht se Oldham u caktua si një prioritet për “nivelizimin e parave për kulturën” nga Qeveria
Një prej teatrove më të vjetra të Britanisë, Oldham Coliseum, pas humbjes së financimit nga Këshilli i Arteve në Angli (ACE) do të detyrohet të mbyllet. Teatri 138-vjeçar, i cili ndihmoi në nisjen e karrierës së disa prej aktorëve më të dashur të Britanisë, ka njoftuar se nuk mund të mbijetonte pa një subvencion prej 1.8 milionë funtesh gjatë tre vjetëve të ardhshëm. Që prej prillit Oldham Coliseum është teatri më i madh jashtë Londrës që humbet fondet ACE.
Vendimi, i cili vjen nga një rishikim që synon ribalancimin e investimeve jashtë kryeqytetit, erdhi pavarësisht se Oldham u caktua si një prioritet për “nivelizimin e parave për kulturën” nga Qeveria.
Në një deklaratë të martën, Coliseum ka shkruar se tërheqja e fondeve të ACE-së do të thotë se “situata aktuale financiare nuk është e qëndrueshme për drejtimin e një teatri”.
“Me keqardhje të madhe, pra, njoftojmë se kemi hyrë në një periudhë konsultimi dhe propozohet që Oldham Coliseum Theatre t’i mbyllë dyert e tij të premten më 31 mars 2023”, shkruhet në deklaratë.
Sipas zyrtarëve të këtij institucioni, të gjitha shfaqjet dhe ngjarjet e planifikuara do të vazhdojnë deri të dielën më 26 mars dhe se blerësit e biletave të të gjitha shfaqjeve pasuese do të rimbursohen.
Edhe
“Oda” në kërkim të hapësirave alternative pas nisjes së rinovimit
Muajin e kaluar Teatri njoftoi anulimin e programit të sezonit pranverë-verë, që përfshin një përshtatje skenike të filmit të Ken Loach, “I, Daniel Blake and the Christmas pantomime Sleeping Beauty”.
ACE ka thënë se qyteti i Mançesterit do të merrte ende një subvencion prej 1.8 milion funtesh, por kjo nuk do të shkonte në Coliseum, ku më shumë se 67 mijë veta kanë parë një shfaqje qëkur u rihap pas pandemisë COVID19 në qershor të vitit 2021.
Coliseum, i cili daton qysh nga viti 1885, ka pritur yje ndërkombëtare, si Charlie Chaplin, Stan Laurel, Minnie Driver dhe Ralph Fiennes dhe ka ndihmuar në fillimin e karrierës së aktorëve vendas, si Sarah Lancashire e Happy Valley.
Shumë interpretues në Coliseum vazhduan të bëhen disa nga fytyrat më të njohura në Coronation Street, përfshirë William Roache (Ken Barlow), Anne Kirkbride (Deidre Barloë), Barbara Knox (Rita Sullivan) dhe Jean Alexander (Hilda Ogden).
Kompania e teatrit “Dare to Know Theatre” me bazë në Oldham e përshkroi lajmin si “goditje vrasëse” për qytetin. Në reagim shkruhet se “Oldham, dikur një qytet me mbi 60 teatro dhe kulturë të pasur teatrore, tani qëndron pa një vend profesional për teatër”
Edhe
Mariah Carey pritet të rikthejë turneun e Krishtlindjeve në Evropë pas tetë vjetësh
Komediani Jason Manford shtoi: “Dikush në këshillin e Oldhamit duhet të ketë absolutisht turp që e kanë lënë këtë të ndodhë”.
“Faktori kryesor ishte se ajo që ata propozonin thjesht nuk përbënte një ofertë bindëse për investimin e parasë publike dhe gjithashtu u vlerësua si rrezik për sa i përket përgjegjësisë sonë për t’u siguruar që paratë publike të shpenzohen mirë”, ka shkruar ai.
ACE, i cili është organ i gjerë i Departamentit të Qeverisë për Kulturën, Median dhe Sportin, ka shkruar se ishte rënë dakord të jepte 358 mijë funte si “mbështetje kalimtare” për të ndihmuar Coliseumin, duke “i dhënë kompanisë kohë dhe hapësirë për të marrë vendime në lidhje me të ardhmen”, si dhe financimin aktual, i cili përfundon në mars.
ACE ka thënë se do të siguronte 1.8 milionë funte për Oldham, por se kjo nuk do të financonte Coliseumin: “Ne jemi duke punuar ngushtë me këshillin e Oldham se si duhet të përdoret ky investim i rëndësishëm për të mbështetur të ardhmen e arteve interpretuese në Oldham dhe ne jemi plotësisht prapa planeve për një hapësirë performuese për qytetin.”
Edhe
Lionel Richie dërgohet në spital pasi ndërpreu koncertin për shkak të një problemi shëndetësor
Organizata bamirëse që drejton Coliseum ka thënë se ACE-ja kishte ngritur shqetësimet lidhur me qeverisjen dhe gjëra të tjera në nëntor, por që ato janë adresuar qysh atëherë. Shefi ekzekutiv, Susan Wildman, dhe kryetari i bordit, Jan O'Connor, u larguan nga organizata në dhjetor.
Marrë: nga “The Guardian”. Përktheu: Mirjetë Sadiku