Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Teatri Kombëtar i Kosovës miratoi repertorin për vitin 2020

Teatri Kombëtar i Kosovës përmes një njoftimi për opinionin artdashës, mediat elektronike dhe ato të shkruara se Këshillit Drejtues të TKK-së, pas propozimeve të projekteve nga ana e menaxhmentit te TKK-se, miratoi këto projekte për repertorin artistik të vitit 2020:

Skena e madhe 2020:

1. “Lear” nga Edward Bond (bartet nga viti 2019, në repertorin e skenës së madhe për vitin 2020)

2.“Trilogji” nga Beqir Musliu

3.“Shakespare in Love” nga Lee Hall

Edhe Teatri pa buxhet të përcaktuar, synon të realizojë 11 premiera Kulturë Teatri pa buxhet të përcaktuar, synon të realizojë 11 premiera

4.“La Rremë – Kaçurrelja”, nga Arian Krasniqi (drame me porosi dedikuar jetës dhe veprës se regjisorit, këngëtarit, artistit Muharrem Qena)

Bashkëprodhime 2020

1.“Udhëtim në troje shqiptare” nga Karl May (bashkëprodhim me Volksbühne Teater, Berlin-Gjermani)

2.“ Zgjimi i Pranverës” nga Frank Wedekind (bashkëprodhim me Artpolis-Prishtinë).

Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës miratoi po ashtu raportin e jurisë vlerësuese për përzgjedhjen e koncepteve regjisoriale për Skenën e Vogël 2020 :

Edhe TKK-ja, me 4 premiera në skenën e vogël Kulturë TKK-ja, me 4 premiera në skenën e vogël

Skena e vogël 2020:

“Pamje Revolucioni” nga Tino Caspanello – regjia : Kaltrim Balaj

“Stefani” nga Ag Apolloni- regjia: Ben Apolloni

“Not I/Pa mua” nga Samuel Beckett- regjia: Shkurte Aliu dhe Alban Beqiraj (diptih)

“Rinoqeronti” nga Eugene Ionesco – regjia : Gëzim Hasani

Edhe Teatri Kombëtar e mbyll vitin me shumë telashe, nis planet për 80-vjetor Kulturë Teatri Kombëtar e mbyll vitin me shumë telashe, nis planet për 80-vjetor

“Lejla dhe Ko” nga Cordelia Lynn-regjia Eki Rrahmani (e aprovuar në repertorin e vitit 2019 bartet në repertorin e skenës së vogël për vitin 2020).

Projekti vjetor është hartuar konform kërkesave të “Ligjit të teatrove” dhe Rregullores së skenës së vogël.