Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Teatri Kombëtar cakton premierë, aktorët paralajmërojnë grevë

Dy paralajmërime kanë ardhur të hënën nga Teatri Kombëtar i Kosovës. I pari është nga menaxhmenti i këtij institucioni për premierën e shfaqjes “Kopshti i vishnjave” e i dyti ai i aktorëve që kanë paralajmëruar se do të hyjnë në grevë.

Sot (e martë) ekipi i shfaqjes me të cilën hapet sezoni teatror do të mbajnë një konferencë për media. Një të tillë pritet ta mbajnë edhe aktorët e grevës bash në ditën kur do të jepet premiera, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nëse aktorët nuk ndërrojnë mendje, me grevë do ta anulojnë premierën dhe do ta bllokojnë krejt repertorin e TKK-së. Paralajmërimet e tyre për grevë nuk janë “premierë” në dy vjetët e fundit dhe kësisoj kërkojnë rritjen e premtuar të pagave. Por, pos Baletit Kombëtar të Kosovës, grevë kanë paralajmëruar edhe punonjësit profesionalë të ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve popullore “Shota” dhe ata të Filarmonisë së Kosovës.

Siç është paralajmëruar, greva do të vazhdojë deri në rritjen e pagave për 50 për qind. Një grup punues ka plotësuar Rregulloren për gradimin dhe pagat e krijuesve e të performuesve të kulturës dhe punonjësve të trashëgimisë kulturore në mënyrë që t’i hapet rrugë rritjes së pagave për 228 punonjës të kulturës e të trashëgimisë kulturore.

Ministria e Kulturës qysh në muajit tetor të vitit të kaluar u kishte premtuar atyre se në ditën e parë të shkurtit të këtij viti pagat do të jepeshin me rritje. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Edhe Teatri në grevë, në vend të premierës së “Kopshtit të vishnjave” Kulturë Teatri në grevë, në vend të premierës së “Kopshtit të vishnjave”

Aktorët kishin paralajmëruar grevë qysh para një muaji.

Atyre u janë bashkangjitur edhe institucione të tjera... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)