Ibrahim Kadriu ka kohë që nëpërmjet prozës deshifron e ringjall histori të shqiptarëve. Lëviz në kohë, duke bashkuar si gurë mozaiku edhe rrëfime të vërteta për t’ua dhënë atyre gjuhën letrare, duke i zgjeruar në romane që dokumentojnë ngjarje të së kaluarës.
Përderisa tek “Kapërcimi i ujit të madh” ndalet te Masakra e Tivarit, përkatësisht në dekadën e katërt të shekullit të kaluar, tek “Misioni rus” do të kthehej edhe më prapa në kohë duke nisur me rrëfime të pushtimit të Kosovës nga forcat e serbe. Nëpërmjet mulla Adnanit, që shërbente hoxhë në Prizren e që më vonë del të jetë Kazimir Olenko, do të zbërthente atë se si rusët kanë shfrytëzuar naivitetin shqiptar për të shpërndarë ideologji. Ishte shekulli i kaluar, shkruan sot Koha Ditore.
Tash me veprën e fundit “Të vdekurit e gjallë”, botuar nga Botimet KOHA, e cila ka dalë në shitje këtë javë, personazhet e Kadriut veprojnë në këtë shekull. Qysh në faqen e parë, me një citat të Viktor Hygosë, paralajmërimi është i prerë: “Luftën e bëjnë heronjtë, qeverisin maskarenjtë dhe përfitojnë horrat”. Autori lëviz nëpër vite nëpërmjet trinomit të personazheve që janë shpallur të vdekur në rrethana të ndryshme...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Kadriu: Ikja u ka hyrë në gjak shqiptarëve
-
“Të vdekurit e gjallë” kryqëzojnë fatet, “Kosova” si histori objektive
-
Promovohet “Të vdekurit e gjallë” nga Ibrahim Kadriu në Panairin Vjeshtor të Librit
-
“Ikja si zgjidhje” letrare e Ibrahim Kadriut
-
“Ikja si shpëtim” me qëndresën e shqiptarit përballë fatit historik