Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare përmbylli edicionin e 36-të me kërkesën për ta mbrojtur gjuhën shqipe në territoret ku ajo po vdes, shkruan sot Koha Ditore.
Duke marrë për bazë studimet e prezantuara gjatë këtij edicioni, drejtori i seminarit, Rrahman Paçarizi, ka alarmuar institucionet shtetërore të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kërkesa u drejtohet institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë për të ndërhyrë urgjentisht me qëllim të shpëtimit të shqipes ku ajo është e rrezikuar dhe po vdes ngadalë, para së gjithash në Greqi, Ukrainë, Bullgari e Kroaci.
Gjithashtu kërkohet të ndërhyhet tek arbëreshët e Italisë, ku gjendja është krahasimisht më mirë, por në rrezikun e shuarjes me ndikimin e globalizmit dhe faktorëve të tjerë”, ka thënë Paçarizi, të premten, gjatë ceremonisë së përmbylljes së edicionit të sivjetmë të Seminarit. (Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore) .
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.