Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Të huaj gjithandej” në Bienalen e Venecias me zërat e padëgjuar

“Shprehja ‘Stranieri Ovunque’ ka disa kuptime. Së pari, sepse kudo që shkon gjithmonë do të ndeshësh me njerëz të panjohur – ata/ne jemi gjithkund. Së dyti, pa marrë parasysh se ku e gjen veten, brenda, ndihesh gjithmonë i huaj”, ka thënë kuratori Adriano Pedrasa për ekspozitën ndërkombëtare të edicionit të 60-të të Bienales së Artit në Venecie

Bienalja e Venecias ka shpallur tashmë listën prej 331 artistëve që do të marrin pjesë në ekspozitën kryesore të edicionit të sivjetmë, e cila titullohet “Stranieri Ovunque-Foreigners Everywhere” (Të huaj gjithandej).

E kuruar nga Adriano Pedros, drejtor i Muzeut të Arteve në Sao Paolo, tema qendrore “Stranieri Ovunque” rrjedh nga disa vepra të kolektivit nga Palermoja, “Clarie Fontaine”.

“Shprehja ‘Stranieri Ovunque’ ka disa kuptime. Së pari, sepse kudo që shkon gjithmonë do të ndeshësh me njerëz të panjohur – ata/ne jemi gjithkund. Së dyti, pa marrë parasysh se ku e gjen veten, brenda, ndihesh gjithmonë i huaj”, shpjegon Pedrasa.

Me fillim nga 20 prilli i këtij viti, e deri më 24 nëntor, ky edicion i Pedrosas do të ndahet në dy pjesë, “Nucleo Contemporaro” dhe “Nucleo Storico”, respektivisht për vepra bashkëkohore dhe historike.

Edicioni i këtij viti u ofron hapësirë veçmas zërave të padëgjuar, me një kujdes të veçantë te artistët indigjenë dhe ata të komuniteti LGBTQ+.

Edhe Kosova në kërkim të veprës për Bienalen e Arkitekturës në Venecie Kulturë Kosova në kërkim të veprës për Bienalen e Arkitekturës në Venecie

“Nucleo Contemporaneo” përqafon diversitetin

Seksioni “Nucleo Contemporaneo” në Bienale është i dedikuar për artistët bashkëkohorë që janë të huaj, emigrantë, diasporë, në ekzil ose refugjatë.

Një numër i konsiderueshëm i artistëve indigjenë do të prezantohen aty duke përfshirë Kay Walkingstick, një indigjene amerikane e shquar për peizazhe, kolektivin MAHKU nga Brazili dhe kuartetin femëror maor, “Mataaho Collective”.

“Artistët indigjenë kanë një prezencë emblematike në Ekspozitën ndërkombëtare’, me disa vepra si murali monumental nga kolektivi MAHKU në fasadën e Pavijonit Qendror, si dhe një instalacion masiv nga kolektivi ‘Mata Aho’”, ka thënë kuratori Pedrasa.

Ky seksion gjithashtu do të përfshijë vepra nga disa artistë Queer, në të dyja edhe bashkëkohorë dhe historikë, duke përfshirë artistin nga Berlini dhe Hong-Kongu, Isaac Chong Wai, piktorin figurativ nga Amerika, Louis Fratino, artisten dhe regjisoren kanadeze Erica Rutherford dhe piktoren abstrakte nga Kina, Evelyn Taocheng Wang.

Pedrosa kishte shtuar se ai vetë është kuratori i parë i hapur queer në Bienale.

“Nucleo Contemporaneo” gjithashtu do të përfshijë një seksion special në Corderie i destinuar për “Disobedience Archive” (Arkivin e Mosbindjes), një projekt nga Marco Scotini, që është përshkruar si “një guidë e katër dekadave mosbindje shoqërore e parë përmes historisë dhe gjeografisë”.

Edhe Kosova, në kërkim të emrit që e përfaqëson në jubileun e Bienales së Artit në Venecia Kulturë Kosova, në kërkim të emrit që e përfaqëson në jubileun e Bienales së Artit në Venecia

“Nucleo Storico” rimendon modernizmin

“Nucleo Storico” (Bërthama historike) në Ekspozitën Ndërkombëtare do të eksplorojë vepra të shekullit XX nga Amerika Latine, Afrika, Lindja e Mesme dhe Azia duke u fokusuar në modernizmat globalë dhe duke sfiduar kufijtë e përkufizimeve të modernizmit.

“Modernizmi evropian udhëtoi shumë përtej Evropës gjatë shekullit XX, shpesh i ndërthurur me kolonializmin dhe shumë artistë udhëtuan në Evropë për t’u ekspozuar ndaj tij. Megjithatë, modernizmi u përvetësua, u gëlltit dhe u kanibalizua në Jugun Global, duke marrë në mënyrë të përsëritur forma rrënjësisht të reja në dialog me referenca lokale dhe indigjene”, kishte thënë Pedrosa në fillim të këtij viti.

Do të ketë tri dhoma të ndryshme: Portrete, abstraksione dhe një hapësirë ​​e dedikuar për diasporën artistike italiane në mbarë botën në shekullin e XX.

Dhoma e Portreteve do të shfaqë vepra nga 112 artistë të ndryshëm, duke përfshirë një nga figurat themeluese të Modernizmit Maori Selwyn Wilson, skulptoren ganeze Grace Salome Kwami dhe piktoren kiliane Laura Rodig.

Segmenti “Abstraksioni” do të shfaqë vepra nga Sandy Adsett, Fanny Sanín, Etel Adnan, Eduardo Terrazas dhe Samia Halaby. Seksioni kushtuar diasporës italiane përfshin 40 artistë, duke përfshirë piktoren argjentinase Lidy Prati dhe arkitekten italiane Lina Bo Bardi. Do të ketë gjithashtu vepra nga disa artistë të njohur, duke përfshirë Frida Kahlo, partnerin e saj të jetës Diego Rivera, Tarsila do Amaral dhe Carmen Herrera.

Ekspozita Ndërkombëtare e Bienales së Venecias do të hapet më 20 prill dhe do të zgjasë deri më 24 nëntor. Ekspozita Ndërkombëtare është njëra prej ngjarjeve kryesore të Bienales, krahas prezantimit të pavijoneve shtetërore.

Edhe Kosova në kërkim të përfaqësuesit në Bienalen e Arkitekturës në Venecie që thërret për veprim Kulturë Kosova në kërkim të përfaqësuesit në Bienalen e Arkitekturës në Venecie që thërret për veprim

Marrë nga “Euronews”. Përktheu: Enis Bytyqi