Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Të drejtat pa demokraci

Objektivisht procesi i avancimit të liberalizimit jodemokratik, apo të drejtave pa demokraci shoqërohet me minimin dhe dobësimin e organeve reprezentative politike sikurse është, bie fjala, roli i Parlamentit, dhe me shtimin në të njëjtën kohë të pushtetit dhe kompetencave për teknokratët, burokratët, bankat e pavarura qendrore, e deri tek fuqizimi i rolit të institucioneve ndërkombëtare, entiteteve financiare globale dhe entiteteve të tjera globale mbi institucionet sovrane.

Është betonimi i këtij rendi, i cili ka ndikuar në dëshpërimin dhe tëhuajsimin si kurrë më parë të votuesit mesatar nga politika, për të cilin sociologu i njohur Zygmunt Bauman dikur pohonte se tanimë politika është bërë lokale, por pushteti është bërë global.

(Lirisht mund të thuhet se edhe Kosova nuk bën përjashtim nga këto tendenca kontradiktore që sot shfaqen brenda rendit demokratik. Mirëpo, elaborimi i përplasjeve politike në Kosovë si rezultat i kësaj logjike del jashtë suazave të këtij shkrimi)...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm