Atmosfera e natës së parë të festivalit të dramës origjinale shqipe ”Talia e Flakës” ka pasur dy dimensione. Drejtori i Teatrit të Gjilanit, nikoqir i festivalit, e ka pranuar para publikut se kanë probleme me financimin e aktiviteteve të tyre, mirëpo nuk përmendi se 12 aktorë tash e 5 muaj kanë mbetur pa paga, ngase Komuna nuk u ka ndarë buxhet.
Shfaqja premierë “Kërkuesit”, me autor Zef Skiroin nën regji të Blerta Rrustemi-Nezirajt, e cila ishte paraparë që të inskenohej në këtë festival ka dështuar në mungesë të buxhetit. Aktorët i kishin ndërprerë provat. Për publikun gjilanas do të inskenohet shfaqja “I vetëm në banesë” me autor Avni Shkodrën, nën regji të Natyrë Kallabës, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDimensioni i dytë është se Teatri Kombëtar i Kosovës me shfaqjen “I ligu për mend” ka fituar zemrat e publikut gjilanas, të cilët duartrokitën në mënyrë të veçantë interpretimin e aktorëve ku është spikatur interpretimi i Luan Jahës. Shfaqja e zhanrit komedi, me tekst të Gjergj Fishtës nën regji të Altin Bashës, ka shkaktuar të qeshura me situatat që trajtohen.
Në anën tjetër, ceremonia e hapjes është përcjellë me probleme teknike në zërim.
Pas fjalimeve skena ka qenë e aktorëve të “I ligu për mend”.
Aktori Luan Jaha është ndarë i kënaqur me publikun gjilanas, të cilin e ka vlerësuar si të vëmendshëm.
e Flakës ka vazhduar me shfaqjen “I vetëm në banesë”, që është në mesin e pesë shfaqjeve që sjell sivjet ky festival....(Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")