Përbërja e partive politike dhe koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet e qershorit, e shndërruar në skuadra futbolli do të ishte kësisoj: Portier i PAN-it, Ramiz Lladrovci, përderisa në mbrojtje Enver Hoxhaj, Hajredin Kuqi, Pal Lekaj dhe Halil Matoshi.
Ky i fundit përforcim i ardhur nga Serie B e Italisë. Pjesë e mesfushës ishte Arbana Xharra e ardhur nga grupmoshat e reja, fatosat. Sulmi i ishte besuar Kadri Veselit, për të cilin ishte derbi i parë dhe Ramush Haradinajt të kthyer nga lëndimi që kishte pësuar në Paris, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesë e formacionit të LAA-së ishte portieri Ismet Beqiri me duar në xhepa e në mbrojtje tri fotografi të Rugovës dhe një akuzë për ShIK-un. Pjesë e mesfushës ishte i sapoardhuri, Labi që me këngë mundohej të mbante gjallë ekipin e në sulm pas shumë hezitimeve do të ishte Vjosa Osmani.

VV-ja portën ia kishte besuar Fisnik Ismailit, pjesë e mesfushës ishte edhe një gaz lotsjellës e sulmi përbëhej nga dyshja Albin Kurti e Shpend Ahmeti, që njihet për sulmet e shpejta drejt portës. Kësisoj janë pozicionuar kampet politike nga “Dreamland Animation” dhe “On Air Media”.
“Po mundohemi të bëjmë diçka që i largon njerëzit nga rutina”, thotë Edon Hasani kreator i “On Air me Tafën” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.