Gjuhësia shqiptare humbi njërin prej emrave më të njohur të saj, prej të cilit rezultuan një numër i madh publikimesh shkencore. Në mbledhjen komemorative të mbajtur të premten në mjediset e Institutit Albanologjik, profesorë, studiues e miq kanë vlerësuar lart kontributin e profesor Skënder Gashit, i cili u nda nga jeta të enjten në Vjenë, shkruan sot Koha Ditore.
Si pasues i albanologut kroat Radosllav Katiçiq, Gashi kontribuoi me qindra studime shkencore, që ndriçonin aspekte të ndryshme të shqipes dhe folësve të saj në hapësirat e Kosovës dhe jashtë saj.
Lulzim Lajçi, sekretar shkencor në Institutin Albanologjik, ka thënë se profesor Gashi do të mbetet një personalitet i shquar dhe autoritet i pakontestueshëm në fushën e gjuhësisë. Ai ka vlerësuar se vdekja e tij paraqet një humbje të madhe për shkencën shqiptare, e cila u privua nga njëri prej gjuhëtarëve të saj më të njohur.
“Profesor Skënder Gashi vdiq në moshën 74-vjeçare në qytetin e Vjenës, duke lënë pas vetes një kontribut të madh në fushën e gjuhësisë dhe të kulturës shqiptare. Për më shumë se katër dekada, emri i tij lidhej ngushtë me zhvillimet shkencore, arsimore, kulturore dhe kombëtare në Kosovë dhe jashtë saj”, ka thënë ai. Në vijim, Lajçi ka folur edhe për angazhimin e Gashit dhe punën e tij studimore në Austri...
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)