Vilajeti i Kosovës - ashtu si edhe vilajetet e tjera të Perandorisë Osmane - që kishte një popullsi të përzier si nga pikëpamja etnike ashtu edhe ajo konfesionale, në gjysmën e dytë të shekullit XIX u bë epiqendër e zhvillimeve politike, ushtarake, sociale dhe kulturore-arsimore, të cilat determinoheshin dhe ndërlidheshin shumë edhe me etnostrukturën e tij, shkruan sot Koha Ditore.
Prandaj pikërisht këtu edhe qëndron arsyeja pse duhet njohur struktura e popullsisë në këtë rajon të Ballkanit, kjo në njërën anë. Kurse në anën tjetër, kjo lehtëson dhe mundëson një njohje më të mirë pastaj edhe të zhvillimeve dhe veprimtarive të tjera politike e shoqërore në atë kohë.
Ç’është e drejta, kur bëhet fjalë për popullsinë e Vilajetit të Kosovës, me gjithë kujdesin, asnjëherë nuk mund të flitet për të dhëna ekzakte. Është shumë vështirë të flitet për popullsinë dhe mbi ndryshimet etnike të kësaj treve. Kjo sepse, në radhë të parë, vetë burimet e ndryshme, shënimet e personave dhe relatorëve të vendit dhe të huaj, pastaj statistikat osmane dhe të shteteve të tjera, jo që nuk pajtohen me njëra-tjetrën, por shpeshherë janë edhe kontradiktore dhe joobjektive dhe janë të manipuluara politikisht.
Por, që në fillim, duhet thënë se të gjitha burimet relevante pajtohen se popullata shqiptare dhe popullata me përkatësi fetare myslimane përbënte shumicën e popullsisë së Kosovës në këtë periudhë./Sadik Mehmeti
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Përmbysja e narrativës historike serbe për Kosovën e periudhës osmane
-
Transformimi shoqëror i miletit dhe ngritja e liderëve lokalë
-
Demografia, ekonomia dhe komunikacioni në Kosovë në fillim të 1914-s
-
Racat dhe fetë e Maqedonisë në prag të Luftës së Parë Ballkanike
- Duke kërkuar Qendrën: kriza e heshtur kosovare (dhe evropiane)