Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Statuti i munguar për katër dekada kombëtarizon Muzeun e Kosovës

Tash e 19 vjet është quajtur Muzeu i Kosovës. Por realisht të hënën Muzeu Krahinor i Kosovës ka marrë statusin e Muzeut Kombëtar të Kosovës. Janë dashur gati 20 vjet që nga paslufta që Kosova juridikisht ta ketë Muzeun Kombëtar. Fiks pas 40 vjetësh është ndërruar Statuti i këtij institucioni.

Më 1978 ishte punuar për herë të fundit. Si institucion qe themeluar më 5 maj 1947 nga Këshilli Krahinor i Kosovës së atëhershme. Me ndërtesë funksionale do të bëhej më 1949, kurse për publikun do të hapej në vitin 1951. Por të hënën, Statuti i ri e ka çuar në nivel të institucionit kombëtar të trashëgimisë kulturore në vend, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pavijonin e arkeologjisë, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka hedhur firmën në Statut, të cilin ia ka dorëzuar sekretares së Muzeut, Nazife Hoxha. Një gjë e tillë është bërë dhjetë muaj pasi Muzeu ka hapur ekspozitën e përgjithshme, duke hapur dyert për vizitorë që mund të shëtisin nëpër historinë e Kosovës.

Ministri i Kulturës ka thënë se 20 vjet pas luftës në Kosovë, Ministria po i ofron dokumentin themelor Muzeut, si akt ligjor kryesor i funksionimit të institucionit me vlerë të jashtëzakonshme në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe historike.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)