Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Muzeu i Kosovës dhjetë muaj pa drejtor, Ministria hap konkurs të brendshëm

Prishtinë, 28 maj – Dhjetë muaj pas shkarkimit të drejtorit të Muzeut të Kosovës, Ministrisë së Kulturës i ka rënë ndërmend që të hapë konkurs për këtë pozitë. Në korrik të vitit 2018 Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte shpallur të jashtëligjshëm mënyrën e transferimit të Skënder Boshtrakajt nga Ministria e Kulturës në pozitën e drejtorit të institucionit më të lartë muzeor në vend. Boshtrakaj kishte qëndruar në atë pozitë për tre vjet.

Por MKRS-ja prej asaj kohe vazhdon që zgjidhjen ta bëjë nëpërmjet ushtruesve të detyrës. Për disa muaj ushtrues detyre kishte qenë Bislim Bislimi e më pas drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë kulturore, Vjollca Aliu. Aktualisht kjo pozitë ka mbetur edhe pa ushtrues detyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministria e Kulturës ia ka mësyrë që nëpërmjet një konkursi të brendshëm ta bëjë me drejtor institucionin i cili prej dhjetorit të vitit të kaluar u bë Muzeu Kombëtar i Kosovës. Me rekrutim të brendshëm MKRS-ja kërkon kandidatë që kanë njohuri substanciale në fushën e trashëgimisë kulturore, shkathtësi udhëheqëse e kompjuterike. Kërkohet diplomë universitare në fushën e historisë apo arkeologjisë, etnologjisë, historisë së artit, menaxhim i trashëgimisë kulturore, konservim, restaurim. Por kësaj pozite mund t’ia mësyjnë edhe ata që kanë përfunduar studimet bazike për juridik.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")