Prishtinë, 26 korrik – Pas më shumë se tre vjetëve si drejtor i Muzeut të Kosovës, Skender Boshtrakajt i është dashur ta lërë këtë detyrë. Vetë institucioni që e ka emëruar në këtë pozitë, Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit është detyruar që ta largojë atë nga zyra e drejtorit të MK-së.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka ardhur në përfundim se emërimi i Boshtrakajt në pozitën e drejtorit të MK-së më 4 maj të vitit 2015 ishte bërë në kundërshtim me ligjin. Asokohe Boshtrakaj me vendim të sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Veton Firzi, ishte transferuar nga pozita e udhëheqësit të Divizionit për Menaxhim të Integruar dhe Turizëm kulturor në atë të drejtorit të Muzeut. Sipas Gjykatës Themelore në Prishtinë, transferimi nuk ishte bërë në pozita ekuivalente.
MKRS-ja ka vendosur që Skender Boshtrakaj të kthehet në pozitën paraprake.
Udhëheqësi i sektorit të historisë në Muzeun e Kosovës, Sadik Krasniqi, ankesa e të cilit e ka kthyer krejt procesin në pikën zero, ka thënë se vazhdimisht ka reaguar ndaj padrejtësive që janë bërë në institucionin ku punon (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Ish-drejtori i Muzeut të Kosovës i akuzuar për korrupsion, deklarohet i pafajshëm edhe në rigjykim
-
Muzeu i Kosovës dhjetë muaj pa drejtor, Ministria hap konkurs të brendshëm
-
I caktuari nga Ministria refuzon të bëhet drejtor i Muzeut
-
Gjashtë kandidatë synojnë pozitën e drejtorit të Muzeut Kombëtar të Kosovës
-
Ministria kërkon drejtor për Muzeun në prag të nisjes së restaurimit