E kam intervistuar Steve Cooganin disa herë. Një herë si veten e tij dhe në rastin tjetër me të si Alan Patridge. Cogan më thirri ca ditë para intervistës për të folur për planet operacionale. Ai më pyeti se si e kisha menduar intervistën e unë meqë ajo të jetë një bisedë për qejfi.
Coogan më këshilloi të kundërtën, pra të jem fer. Kësisoj sa më shumë që insistoja unë për intervistë aq më qesharak bëhej ai.
Roli im në komedinë improvizuese ishte të luaja rolin dytësor, siç i thonë ata të showbizit. Pati të drejtë. Më shkoi mirë, përcjell sot Koha Ditore.
Po portretizon komedianin legjendar, Stan Laurel në “Stan & Ollie” . Ai nuk i jep zor aspak për të qenë qesharak, edhe pse rutinat e tij përcillen me dashuri ose shërbejnë si referencë - në vend se të na paraqesin një interpretues të shqetësuar dhe plak që më kot tenton t’u kthehet ditëve të dikurshme të lavdisë së tij dhe mikut të mikut të tij.
Hera e parë që takohemi me ta është viti 1937, ku ata kishin arritur kulmin, teksa përgatiteshin për të filmuar një rutinë të valleve koreografike për filmin e tyre të fundit “Way Out West”.
Stan po përlotej me Ollien (luajtur shkëlqyeshëm nga John C. Reilly) për pagesën e vogël krahasuar me komedianët e tjerë të ekranit si Charlie Chaplin, për të cilët Laurel njëherë vlerësoi se duhet kthyer përsëri në sallat e moçme të muzikës në Angli./ Will Gompetz/...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
-
Jonah Hill i gatshëm t’i rikthehet humorit pas një periudhe jo të mirë
-
Ekipi i “Oscars” shpreson që Conan O’Brien të rikthehet në vitin 2026
-
Conan O'Brien shpreson të ngrejë humorin e njerëzve në ceremoninë “Oscar”
-
“Old Guy” bën bashkë yjet Christoph Waltz dhe Lucy Liu
-
Komediani Martin Lawrence bëhet me yll në Hollywood