Objekti i ish-klubit të boksit “Prishtina” - një platformë bashkëpunuese e artit dhe kulturës që administrohet nga disa institucione të pavarura të kulturës - është siguruar me masa shtesë pas një përpjekjeje për të hyrë dhunshëm brenda tij.
Drejtues të qendrës për art bashkëkohor “Stacion” në Prishtinë - e cila administron këtë platformë bashkë me degën në Kosovë të organizatës suedeze “Trashëgimia kulturore pa kufij (CHwB), Festivalin “DAM”, Lëvizjen “Fol” dhe Radio “Urban FM” - tek të hënën nëpërmjet rrjeteve sociale e kanë bërë publik lajmin për rastin që, sipas tyre, ka ndodhur para disa ditësh, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këto janë pasojat e tentimit të keqbërësve të paidentifikuar me hy dhunshëm në ‘Klubin e boksit’, platformë bashkëpunuese e artit dhe e kulturës, unike në Kosovë…”, ka shkruar drejtuesi i “Stacionit”, Albert Heta, sipër fotografive në Facebook.
Policia nuk është njoftuar fare për këtë rast. Dhe përveç dëmtimit të një tabele mbrojtëse në hyrje të objektit, ku po qëndron e hapur ekspozita e çmimit “Artistët e së nesërmes”, nuk është shkaktuar ndonjë dëm tjetër... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.