Avioni i mbushur me udhëtarë nga Aeroporti Köln-Bon, që në orët e pasdites të çdo të shtune ngjitet mbi qiellin gjerman, pas një orë e pesëdhjetë minutash aterron në errësirën fillestare të mbrëmjes në Aeroportin e Tuzllës, në shtetin që “mezi” arrin të quhet Bosnjë-Hercegovinë, shkruan sot Koha Ditore.
Aeroporti i Tuzllës dikur ka qenë njëri ndër aeroportet më të mëdha luftarake të ish-Jugosllavisë, e më pastaj ai fitoi rëndësi të veçantë sidomos për forcat ushtarake ndërkombëtare, që u stacionuan në Bosnjë me të filluar lufta e vitit 1991-1995.
Tani duket se më në fund ka ardhur radha që përfitimet nga Aeroporti t’i gëzojnë vendorët, sepse ushtria e dikurshme jugosllave në luftën e fundit luftoi kundër boshnjakëve vendës, duke e marrë anën e kriminelëve të Radovan Karaxhiqit e Ratko Mladiqit, ndërkaq një pjesë e forcave ndërkombëtare hezituan që t’u ofronin mbrojtje boshnjakëve myslimanë, atëherë kur ata u gjetën nën tytat dhe thikat e kriminelëve serbë. Caku i vizitës sonë në Bosnjë-Hercegovinë ishte qyteti i Srebrenicës, qyteti i ndërgjegjes së vrarë njerëzore të fundit të shekullit XX dhe fillimshekullit të ri, por gjithashtu edhe simboli i mbijetesës nën rrethim, kryeqendra e Sarajevës.
Tuzlla që dikur ishte qytet mjaft i zhvilluar dhe i njohur për prodhimin e kripës dhe për talentet e futbollit, që së pari gjenin vend në ekipin e “Slobodës”, për t’u transferuar më vonë në ekipe më të njohura të ish-Jugosllavisë, në mbrëmje i përngjan një qyteti të zymtë, dhe sado që banorët vendës përpiqen që prapa buzëqeshjeve të tyre t’i fshehin gjurmët e luftës, ato duken kudo.../Skënder Latifi
(Shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)
-
FAZ-i publikon dëshmi nga revistat serbe: Vuçiqi krenohej me pjesëmarrjen në luftën e Sarajevës
-
Srebrenica s’e harron gjenocidin
-
“Pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi e as paqe”, Kosova përkujton viktimat e Srebrenicës
-
31 vjet nga gjenocidi në Srebrenicë, mbi 1000 persona mbeten ende të zhdukur
-
BE-ja kërkon të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë, por nuk ndëshkon ata që e mohojnë