Me trashëgimi të gjatë si operator zëri i filmave shqiptarë të kinostudios, “Shqipëria e re”, Spiro Konduri ka humbur betejën me sëmundjen.
Njoftimi është dhënë nga familjarët e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të dashur miq, shokë e kolege! I shtrenjti babai im Spiro Konduri ndërroi jetë...”, shkruhet në njoftimin e shpërndarë në rrjete sociale.
Sipas biografisë së tij, Spiro Konduri lindi në Durrës më 20 qershor 1941, ku kreu edhe shkollën e mesme. Në vitin 1964 mbaroi studimet e larta ne Universitetin e Tiranës si inxhinier elektronik. Punoi deri në vitin 1969 si inxhinier ne Radiostacionin e Shijakut dhe po në këtë kohë u transferua në Radio Tirana vendi ku punon deri në vitin 1975.
Në kinostudion “Shqipëria e re” filloi të punonte si operator zëri në filmin dokumentare. Filmi i tij i parë ishte “Arbëreshet”, i cili u nderua me çmim për kolonën zanore. Paralelisht merrej me regjistrimin e zërit edhe në disa filma vizatimorë. Filmi i parë artistik ku regjistroi kolonën zanore ishte “Gjeneral gramafoni” (1978). Deri në vitin 1991 realizoi rreth 20 filma të tjerë artistikë, përveç filmave dokumentarë dhe vizatimorë.
Për filmin vizatimore “Peshorja” është nderuar me çmim. Ndër filmat artistike bëjnë pjesë: “Në shtëpinë tonë” (1979), “Qortimet e vjeshtës” (1981), “Në çdo stine” (1981), “Vendimi” (1984), “Dhe vjen një ditë” 1986, “Përrallë nga e kaluara” (1987), “Vrasje në gjueti” – 1987, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” 1989. Ai është kujtuar edhe nga kolegët.
“Një jetë dedikuar teknikës së audios për të na dhuruar zëra, tinguj, tonalitete, ngjyra, emocione në filmat shqiptarë, si edhe miqësi të mirë të një njeriu e kolegu si Spiro”, shkruhet në njoftimin e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.
Në vitin 1991, kaloi përsëri si inxhinier dhe në vitin 1992 ishte kryeinxhinier në Radio-Tirana.
Konduri, njohës i thellë fizikës akustike, konsiderohet një nga pionierët e Radio Tiranës ku kontribuoi për vite me radhë, në modernizimin e saj veçmas në sektorin e regjistrimit. Filmi i tij i fundit ishte dokumentari “Bora që bie në det” realizuar në vitin 1999.