Pas dy vjetësh qëndrimi në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës, regjisori Agim Sopi është shkarkuar të hënën paradite nga kjo detyrë nga Këshilli Drejtues i teatrit.
Ai është shkarkuar me gjashtë vota pro dhe një abstenim, nga shtatë anëtarët e Këshillit Drejtues të TKK-së, raporton KTV.
Kryetarja e Këshillit Drejtues të TKK-së, Burbuqe Berisha, deklaroi për Kohavisionin se pas shqiptimit të dy vërejtjeve në adresë të Sopit, është marrë vendimi për largimin e tij nga kjo detyrë.
Regjisori Sopi i cili u shkarkua të hënën nga pozita e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës në Express Intervistën në Kohavision, ka thënë kjo është bërë për arsye politike.
Por Sopi thotë se nuk do ta lërë pa u ankuar.
Edhe
TKK-ja mbetet pa Drejtor të Përgjithshëm, MKRS-ja s’ka hapur konkurs ende
Papërshtatshmëria politike dhe komentimi i punës së Bordit, sipas tij, janë tjera arsye që atë e larguan për të mos qenë në këtë pozitë.
Aktori rezident Ismet Azemi, që njëkohësisht është pjesë e Këshillit drejtues të TKK-së, ka abstenuar, ndërkohë në këtë mbledhje Burbuqe Berisha, Fisnik Ademi dhe Valon Kashtanjeva janë disa prej anëtarëve që kanë votuar pro shkarkimit, ngjashëm sikurse edhe anëtari më i ri i këtij Këshilli, Adil Olluri.