Sonte përmbyllet edicioni i shtatë i Festivalit të Artisteve dhe Aktivisteve, ku rreth 200 artistë e aktivistë nga vendi, rajoni e bota për gjatë 6 ditëve u bënë pjesëmarrës të aktiviteteve të cilët përmes artit të tyre u bashkuan me moton “Me Liri kundër Marres”.
Gjatë këtyre ditëve artistët çuan mesazhin e festivalit që gratë duhet të jenë të lira, ta jetojnë jetën ashtu si duan dhe të marrin vendime mbi jetët duke përtej asaj që shoqëria patriarkale e konsideron “marre”.
Në ditën e shtatë të festivalit Femart, në ora 20:00 – 23:30, në Teatrin ODA, do të organizohet koncerti FEMART FINALE.
Festivali Femart është pjesë e iniciativës së 20 aktiviteteve për përkujtimin e 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës, organizuar në bashkëpunim me komunën e Prishtinës.
-
Nis sot festivali FemArt
-
FemArt nga sot deri më 16 qershor
-
“Me Liri kundër Marres”, FemArti sivjet nga 10-16 qershor
-
“FemArt” kulmon në festë me zëra të lirë dhe tinguj elektro-punk
-
Arti dhe angazhimi feminist përmes motos “Motërzimi: N’Kohë Lufte dhe Paqe” sjellin edicionin e 12-të të Femart nga datat 25-30 Shtator