Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Sonte në TKK baleti për fëmijë “Një princeshë e vogël”

Qendra Kulturore e Fëmijëve e Komunës së Prishtinës, sonte nga ora 17:00 mban premierën e shfaqjes së baletit për fëmijë “Një princeshë e vogël”. Ky balet do të shfaqet në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Shfaqja e bazuar në romanin Francis H.Burnet, ku e gjithë mrekullia e kësaj shfaqjeje vjen përmes princeshës së vogël, është mbështetur nga Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prishtinës dhe është realizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve në Prishtinë (QKF).