Edicioni i 16-të i festivalit “ReMusica” në fokus do të ketë mbrëmjet vokale. Kësisoj do të nisë maratona gjashtëditore koncertale. Është pikërisht Kori i Filarmonisë së Kosovës, bashkë me solistin, violinistin shqiptar Kristi Gjezi, i cili jeton në Francë, që sonte do të bëjnë hapjen.
Me vepra korale a cappella, të kompozitorëve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtarë, do të karakterizohet kjo mbrëmje që sipas dirigjentit Rafet Rudi “do të sjellë kryevepra kosovare dhe të huaja të repertorit koral”, shkruan sot “Koha Ditore”. Koncerti do të mbahet në Kishën Shën Ndou në kryeqytet.
Për të dëshmuar edhe një herë qëllimin e këtij edicioni është mbrëmja e dytë e festivalit. Pas tribunës muzikologjike në temën “Kritika muzikore sot”, do të zënë vend dy koncerte për një mbrëmje. Gjezi bashkë me pianisten Merita Rexha-Tërshana do të sjellin koncertin e parë të mbrëmjes, për të vazhduar më pas me atë që është quajtur “Jehonë barokiene”.
Krahas kësaj, “ReMusica” edhe në këtë edicion sjell “Natën akusmatike belge”, e cila tashmë është bërë traditë për këtë festival. Personazhi kryesor i këtij koncerti është Rafael Munoz Gomez.
Në program është edhe “Nata holandeze”, e veçanta e kësaj mbrëmjeje, njëherësh edhe një prej ngjarjeve kryesore në festival, që sjell “Breaking the Silence”, një kooproduksion muzikë-teatër midis “Via Berlin” dhe kuartetit të saksofonëve “Berlage Saxophone Quartet” bashkë me trupën e këtij teatri.
Një tjetër element i rëndësishëm i këtij edicioni do të jetë edhe koncerti i kornistit të njohur çek Premysl Vojta, i cili është kornist i parë në Filarmoninë e Kölnit dhe njëherësh fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare. “ReMusica Junoir”, programi për fëmijë, do të rikthehet edhe këtë vit bashkë me atë që quhet “Skena e re”, në kuadër të së cilës do të interpretojë ansambli “Attacca” nën dirigjimin e Hajrullah Sylës.
Edhe
Festivali ReMusica rikthehet në Prishinë nga 23-28 maj
Më datën 28 të muajit maj, festivali përmbyllet me një tjetër bashkëpunim me Filarmoninë e Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.