Llojllojshmëri materialesh do të mund të ndiqni në edicionin e sotëm të emisionit të pasdites në Kohavision. Lajme të reja nga politika, sporti, kultura e showbiznesi do t’ju ofrohen nga ora 16:30 deri më 19:00.
- Për lirinë e shtypit dhe vlerësimet nga “Freedom House”, në Express Intervistën e ditës i ftuar është Nehat Islami, nga Këshilli i Mediave të Shkruara.
- Në studio, me regjisor e aktorë nga Presheva do të flasim për gjendjen e Teatrit të Preshevës.
- Nga arti, ju sjellim ekspozitën e artistit Lorik Sylejmani në Galerinë Kombëtare të Kosovës
- Lajmet më të reja nga sporti: Kosova, ngritje në ranglistën e FIFA-s, në cilin vend pozicionohet kombëtarja jonë?
- Linda sjellë recetën e radhës, për mufine të mbushura me shije kikiriku
Edhe
Express sot për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit
- Rina dhe Fero, në studion e emisionit Express, promovojnë këngën “S’ka konkurrencë”
- Rita Ora shtyn lansimin e albumit të ri.