Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sonte në Express, për Teatrin e Operës dhe ngacmimet seksuale në UP

Në emisionin e pasdites në KTV, “Express”, sot mund të ndiqni:

- Si mund t’i raportoni anonimisht ngacmimet seksuale në UP?

Një grup studentësh, në bashkëpunim me profesorë në kuadër të programit për barazi gjinore në Universitetin e Prishtinës, kanë lansuar një platformë online, ku mund të raportohen në mënyrë anonime ngacmimet seksuale dhe diskriminimet në UP por edhe jashtë këtij institucioni. Përmes kësaj platforme, po synohet vetëdijesim për raportim të këtyre rasteve dhe krijimin e mekanizmave për parandalimin e ngacmimeve seksuale. Për këtë do të diskutohet në studio, me të ftuarit e sotëm.

- Riaktualizohet çështja e ndërtimit të Teatrit të Operës dhe Baletit në Kosovë

Projekti për ndërtimin e objektit të Teatrit të Operës dhe Baletit në Kosovë ka mbetur pezull qysh nga viti 2007. Që nga atëherë, është bërë thirrje vazhdimisht për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe një gjë e tillë u riaktualizua gjatë ditës së sotme nga komuniteti artistik në vend. Kësaj radhe, kërkesa për ndërtimin e objektit u adresua nga libretistja e parë shqiptare, Ajmone Dhomi, njëherësh drejtuese e OJQ-së “Muza”, fillimisht përpara mediave, para se t’ua dërgonte kërkesën me shkrim Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, dhe Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

- Në recetën e ditës së sotme, Linda sjellë përgatitjen e supës prej kërpudhave

- “Chopin Piano Fest 9”

Ka nisur edicioni i 9-të i festivalit të pianos në vend, “Chopin Piano Fest”. Pianisti Vasco Dantas Roch përformon në Prishtinë

- Fifi, në mes të lëvdatave dhe paragjykimeve

Filloreta Raçi-Fiti, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, vjen sot në një intervistë për emisionin Express, duke treguar për këngën e radhës që do të krijojë. Ajo poashtu rrëfen për paragjykimet që i bëhen për shkak të peshës trupore që ka. Por, a e ka marrë seriozisht çështjen e rënies në peshë?

Për këto dhe të rejat e fundit nga Ledri Vula, Elvana Gjata, Dua Lipa e shumë të tjerë ndiqeni emisionin Express, në KTV nga ora 16:30 – 19:00.

Nuk do të mundojnë as lajmet e sportit ndërkaq në Express Intervistën i ftuar është Albert Kinolli, kryetar i PREBK-së.

Artikuj të ngjashëm