Teatri i Qytetit të Prishtinës, Dodona” sonte do të shfaq performancen “Magjitë”, me koreografinë e Livia Lepri, nga kompania: Danza Estemporada, Itali.
“Magjitë” janë një bredhje përmes zbulimit të vetes dhe atyre momenteve të jetës që e shënojnë njeriun, duke e kthyer banalitetin në epërsi. Ato fragmente të jetës që duhet të shkruhen në shkëmb e që japin guxim për t’i lënë shenjat e tyre në rërë.
“Magjitë” është shfaqje mysafire e festivalit Albania Dance Meeting nga Tirana.
Sipas njoftimit, kjo shfaqje do të mbahet në orën 19, ndërsa hyrja për të gjithë dashamirët është pa pagesë.
Artikuj të ngjashëm
-
“Prizren Festi” i guximit dhe i lirisë zhduk kufijtë truporë në hapje
-
“Prizren Fest” kthen qytetin në skenë teatri si hapësirë reflektimi e dialogu
-
Shfaqja “Litari” ngre tension në darkën mbi sekretin fatal, sonte në “Express”
-
Baleti në ndërkombëtarizim të trefishtë në Austri e Itali
-
“Polip” për “Kujtdo që i bëhet vonë”