Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Solidarizimi i “The Simpsons” me Ukrainën

Producentët e serisë së animacioneve “The Simpsons” kanë lansuar në rrjete sociale vizatimin ku familja e njohur valon flamurin e Ukrainës në shenjë solidarizimi me vendin e sulmuar prej Rusisë. Producenti ekzekutiv Al Jean ka thënë se ky lloj i reagimit në situata të tilla politike “nuk ngjan shumë shpesh”, por ka shumë rëndësi që t’i kushtohet kujdes “kur bëhet fjalë për mbrojtjen e lirisë”. Vizatimi të cilin e ka realizuar animatori dhe regjisori veteran David Silverman i paraqet anëtarët e familjes Simpson tek mbajnë flamuj ukrainas e me çehre serioze. Një vepër e tillë vjen në kohën kur në Ukrainë po vazhdon dhuna që prej fillimit të operacionit ushtarak të presidentit rus Vladimir Putin.

Skenaristët e “The Simpsons” më herët bënë bujë dhe për parashikimin e ngjarjeve në botën reale, e i tillë qe edhe ai i vitit 1998 pikërisht për Ukrainën. Episodi i quajtur “Simpson Tide” bën humor se si Bashkimi Sovjetik në fakt kurrë nuk është shpërbërë pasi ushtarët e tanket kanë mbërritur në rrugë e Muri i Berlinit është ngritur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Jean më herët kishte thënë se “i vjen keq që kjo ka ndodhur vërtet, por nuk është për t’u befasuar”.

“Është thënë se ekzistojnë dy lloj parashikimesh të Simpsonëve. Ekzistojnë ato rastësi të çmendura si rasti i Trumpit dhe ato si kjo me Ukrainën për të cilën jam vërtet i mërzitur që doli ashtu, por jo edhe i befasuar”, ka thënë ai. “Kaherë keni mundur ta shihni se kjo do të ngjajë...dhe për këtë duhet qenë të vëmendshëm në mbrojtje të lirisë. Më besoni: Simpsonët janë për mbrojtjen e lirisë, lirisë së fjalës, liri kudo”.

Jean ka thënë se producentët Jim Brooks, Matt Groening dhe David Silverman kanë dashur të shfaqin solidaritet.

“Qëllimi është që ta themi se vërtet na brengos ajo që po ndodh atje dhe se kemi simpati të madhe për popullin e Ukrainës. Duam që kjo të ndalet...”, ka thënë ai.