Simfonia nr. 5 “Skënderbeu”, e para shqiptare, si simfoni e pestë e një autori shqiptar, fituese në konkursin e Radiotelevizionit Shqiptar, me rastin e vitit jubilar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, krijuar nga kompozitori i njohur mbarëkombëtar Aleksandër Peçi, u realizua premierë më 23 nëntor nga Orkestra Simfonike (plus piano) e RTSH-së dhe solistja Gesu Zefi në dy kohët e fundit të kësaj vepre, tashmë e njohur edhe në përmasa ndërkombëtare, drejtuar nga dirigjenti i mirënjohur Eno Koço. Të pranishëm ishin kompozitorë, instrumentistë, pedagogë muzikorë, intelektualë të tjerë dhe dashamirë të artit muzikor, shkruan sot Koha Ditore.
Simfonia voluminoze nr. 5 “Skënderbeu” është thurur asisoj që përfshin madje 10 kohë dhe realizohet pa ndërprerje; njëkohësisht është dhe me kërkesa të mëdha teknike e fizike interpretuese, si dhe për nga shprehja përkatësisht gjuha e saj muzikore bashkëkohore në kuptimin më të gjerë të fjalës.
Kështu kërkon një përkushtim shumë të ngjeshur nga të gjithë pjesëmarrësit e realizimit të saj, posaçërisht nga dirigjenti, marrë parasysh që në të janë të përfshira edhe tekste poetike të tre poetëve të mirënjohur ndërkombëtarë që nga e kaluara e largët e këtej: Faerno Briele (1505-1561), Amadis Jamin (1540-1593), si dhe George Gordon Byron (1788-1824, poema “Childe Harolds”).
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
-
Rrëfimi për Skënderbeun përjetësohet në tinguj
-
Filharmonia përgjigjet me kryevepra e tinguj shqip, sonte në “Express”
-
Filharmonia përgjigjet me kryevepra e tingujt shqip, flauti në elegancë
-
“Skënderbeu” i Henry Longfellowit në shqipërimin dhe misionin e Nolit
-
Filharmonia e solistja Shkreli sjellin virtuozitetin e veprave romantike