Titulli i punimit tonë përmban dy pozicione reflektimi mendor për Skënderbeun, si simbol, të cilat ontologjikisht janë në raporte përjashtimi njëra me tjetrën. Dallimet midis dy reflektimeve të ndryshme mendore për figurën e Skënderbeut janë të nxituara nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, shkruan sot Koha Ditore.
Ideja për veten dhe ideja për lirinë janë ty faktorë të brendshëm ontologjikë, të cilët i përcaktojnë strukturën dhe përmbajtjen e skemës kognitive të subjekteve perceptimore dhe karakterin që ato ia atribuojnë objektit që perceptohet (Skënderbeut). Një nga faktorët mbizotërues të jashtëm, që e motivon orientimin dhe i jep vlerë (negative apo pozitive) objektit perceptual (Skënderbeut) është gjendja e re gjeopolitike e krijuar në botën postbipolare.
“Skënderbeu i kontestuar” është mishërim i reflektimit mendor të subjekteve që mbështeten në përvojat mendore mohuese të idesë së vetes dhe idesë së lirisë; ndërsa në rastin e dytë, “Skënderbeu kontestues” paraqitet si reflektim mendor i subjekteve, të cilët Skënderbeun e perceptojnë si mishërim të “qenies së hedhur në botë” (në kuptimin hajdegerian të përdorimit të kësaj fjale), e cila përmes idesë së vetes dhe idesë së lirisë “zbulon” e “prodhon” botë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)