Gara e Këngës “Eurovision” ka bërë të ditur se javën e ardhshme pritet të nisin provat e para skenike të këngëtarëve të cilët marrin pjesë në festivalin e sivjetmë.
“Eurovisioni” po ashtu ka publikuar pamje nga hapësira ku do të zhvillohet gara e madhe evropiane e që vjen me disa ndryshime për shkak të pandemisë me COVID-19.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç shihet në foto, të gjitha përgatitjet teknike janë kryer tashmë në stadiumin ku do të mbahet kjo ngjarje e ajo që bie në sy është se për dallim nga vitet paraprake, në pjesën e fushës do të qëndrojnë vetëm ekipet e shteteve pjesëmarrëse.
Organizatorët e Eurovisionit kanë konfirmuar se 41 vendet që pritej të merrnin pjesë në maj në Rotterdam të Holandës do të jenë pjesëmarrëse në vitin 2021.
Shqipëria do të performojë në gjysmëfinalen e dytë, më 20 maj, derisa gjysmëfinalja e parë zhvillohet më 18 maj.
Shqipëria në garën e sivjetme garon me Anxhela Peristerin dhe këngën e saj “Karma”.
