Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Sislej Xhafa “bllokon” hyrjen e hapësirës ekspozuese në Palermo

Prishtinë, 20 mars - Vizitorët e hapësirës së artit kontemporan “Zac Zisa” në Palermo mund të kenë rastin të shohin vepra artistike. Krejt çfarë kanë gjetur aty është një litar që ua ndalon të ecin tutje në objektin e gjatë rreth 350 metra, të transformuar në galeri. Por befasia e artistit kosovar Sislej Xhafa nuk ka mbaruar me kaq.

Qëllimisht ai ka vendosur që objekti të jetë bosh. Kësisoj ndërtesa që fillimisht ishte projektuar si fabrikë mobiliesh e gjatë Luftës së Dytë Botërore është përdorur edhe si vend i prodhimit të avionëve luftarakë, ka qenë vetëm intro e këtij projekti të Xhafës dhe një dëshmi e radhës për moton e tij se arti është veç provokim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Janë studentët e Akademisë së Arteve në Palermo ata të cilët që nga e premtja, kur është hapur ekspozita dhe deri më 15 prill, do të presin mysafirët në ekspozitën e artistit, i cili sivjet do ta përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Ndërkombëtare të Artit në Venecia. Edicioni i 57-të i saj do të hapet në maj. Ai që ia ka mësyrë ekspozitës në Palermo i është ofruar një kartelë shëndetësore që ngjason me ato të viteve ’70.

Janë ftuar për të shkuar tek një tjetër objekt ku i është vënë mbishkrimi “Infermeria” (Infermieria). E në këtë rast nikoqirët prapë u kanë prezantuar një objekt bosh që është ndërtuar në vitet ’20 të shekullit të kaluar. Shumë prej të pranishmëve mashtrohen me titullin ekspozitës së Xhafës “Infermeria”, duke menduar se do të vizitojnë ndonjë klinikë apo sallë operacionesh. Por në botëkuptimin e projektit mund të shërbejë edhe si një “klinikë” ku kurohet mentaliteti i zënies së hapësirave me objekte që nuk shërbejnë për asgjë, ose kërkohet shfrytëzimi i tyre. Provokimi që u bën Xhafa vizitorëve të “Zac Zisa” është i shumëfishtë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Image
Image