Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Sinklair Lewis, amerikani i parë që fitoi çmimin Nobel për letërsi

Sinklair Lewis më 5 nëntor të vitit 1930, fitoi Çmimin Nobel në Letërsi, duke u bërë shkrimtari i parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nderohet me këtë çmim.

Në fjalimin para Akademisë suedeze, Lewis vlerësoi Theodore Dreiserin, Ernest Hemingwayin dhe shkrimtarë të tjerë bashkëkohës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai gjithashtu u ankua se në Amerikë shumica e lexuesve dhe shkrimtarë, vazhdojnë të frikësohen ndaj çdo letërsie që nuk lavdëron çdo gjë amerikane, qofshin gabime apo virtyte.

Sinklair Lewis kritikoi ashpër edhe letërsinë e institucionalizuar, ai tha se “profesorët tanë nuk pranojnë letërsi ndryshe, por e duan atë të qartë, të ftohtë, të purifikuar, të vdekur”.