Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Siç jetoj atje ku s’jam...

Ardian Kyçyku (pseudonim letrar: Ardian-Christian Kyçyku/Kuciuk), lindur në Pogradec më 23 gusht 1969, autor i mbi 50 librave origjinalë në gjuhët shqip e rumanisht.

Kreu studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës, në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi. Doktor i shkencave filologjike, - në Universitetin e Bukureshtit, - doktorant në teologji, profesor universiteti dhe rektor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bashkëthemelues dhe bashkëdrejtues i Revistës Evropiane “Haemus”. Çmimi Kombëtar i Letërsisë “Penda e Argjendtë” për tregim (2012); Qytetar Nderi i Pogradecit (2014); Akademia Kult - Çmimi “Libri artistik i vitit / Shkrimtari i vitit” (2015); Çmimi II “Katarina Josipi” për Dramë Origjinale Shqipe (2016); Çmimi i Madh – Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Très court” (2017). Krijimet e tij janë përkthyer në disa gjuhë të huaja.

Kyçyku është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Letra. E lidhur nyje me fjalën dhe me shkronjat. Një nga kujtimet e mia të para: gjyshërit sapo kishin lyer shtëpinë e madhe prej qerpiçi dhe më kishin vënë të flija në mes të dhomës.

Llambën e kishin mbështjellë me një letër të shkruar, - mbase nga fletoret e nënës sime, - që drita të mos më vriste sytë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)