Artisti Nigerian, Otobong Nkanga, e ka quajtur kuratoren e ndjerë si “burim ngrohtësie, bujarie dhe shkëlqimi”. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka thënë se vdekja e Koyo Kouoh “lë një boshllëk në botën e artit bashkëkohor”. Jeta shumëngjyrëshe e Kouoh filloi në vitin 1967, kur u lind në Kamerun, vend i Afrikës Qendrore me një trashëgimi të pasur artistike
Koyo Kouoh, e cila vdiq në moshën 57-vjeçare, ishte një nga figurat kryesore të botës së artit dhe avokuese e pakompromis e krijuesve afrikanë.
E lindur në Kamerun, Kouoh ishte në kulmin e karrierës së saj.
Ajo do të bëhej gruaja e parë afrikane që do të drejtonte Bienalen e Venecias vitin e ardhshëm, një nga ngjarjet më prestigjioze të artit bashkëkohor në botë. Ajo gjithashtu ka drejtuar një nga muzetë më të mëdhenj të artit bashkëkohor në Afrikë.
Shkaku i vdekjes së papritur të Kouoh nuk është bërë ende publik. Sipas raportimeve, kuratorja vdiq në Zvicër.
Artistja Candice Breitz nga Afrika e Jugut e ka përshkruar Kouoh si “jashtëzakonisht inteligjente, energjike dhe elegante”.
Artisti Nigerian, Otobong Nkanga, e ka quajtur kuratoren e ndjerë si “burim ngrohtësie, bujarie dhe shkëlqimi”.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka thënë se vdekja e saj “lë një boshllëk në botën e artit bashkëkohor”.
Jeta shumëngjyrëshe e Kouoh filloi në vitin 1967, kur u lind në Kamerun, vend i Afrikës Qendrore me një trashëgimi të pasur artistike.
Ajo u rrit në qytetin më të madh të vendit, Douala, përpara se të transferohej në Zvicër në moshën 13-vjeçare.
Atje studioi administrim biznesi dhe banka, por, në një moment kyç zgjodhi të mos ndiqte financat si karrierë.
“Jam krejtësisht e painteresuar për përfitimet”, do të shpjegonte ajo në një intervistë të vitit 2023 dhënë për “New York Times”.
Në vend që të punonte për diplomën e saj, Kouoh ndihmoi gratë emigrante si punonjëse sociale dhe filloi të zhytej në botën e artit.
Në vitin 2021, Kouoh u ftua nga presidenti francez, Emmanuel Macron, në një konferencë për kthimin e artefakteve afrikane.
Ajo lindi djalin e saj në Zvicër gjatë viteve ‘90, një përvojë që ajo e përshkroi si “thellësisht transformuese” dhe më pas adoptoi tre fëmijë të tjerë. E lodhur nga jeta në Zurich të Zvicrës do të kthehen në Afrikë në vitin 1996.
Ajo punoi si kuratore në kryeqytetin senegalez Dakar, përpara se të themelonte “Raw Material Company”, një qendër e pavarur arti.
Jo më larg se javën e kaluar, dhe gjashtë vjet pas rolit të saj si drejtoreshë e Muzeut të Artit Bashkëkohor të Afrikës së Jugut, Kouoh reflektoi mbi dashurinë e saj për kryeqytetin senegalez.
“Dakar më bëri atë që jam sot”, do të thoshte ajo për “Financial Times”.
“Është vendi ku u rrita profesionalisht, ku më të vërtetë u bëra kuratore dhe krijuese ekspozitash... Unë jam në ‘Cape Town’ tani, por, mendërisht, jetoj në Dakar. Është vendi i vetëm për mua”.
Kur Kouoh mori postin e lartë në “Zeitz”, muzeu më i madh i artit bashkëkohor në Afrikë, institucioni ishte në krizë.
Drejtori themelues, Mark Coetzee, ishte pezulluar në vitin 2018 pas akuzave për ngacmim të stafit dhe më vonë dha dorëheqjen.
Kouoh është vlerësuar gjerësisht për kthimin e fatit të “Zeitz”, duke e udhëhequr atë pas shpërthimit të skandalit, si dhe gjatë kohës së pandemisë.
“Për mua, u bë një detyrë për të shpëtuar këtë institucion”, kishte thënë ajo në një podcast.
“Isha i bindur se dështimi i ‘Zeitz’, nëse do të kishte dështuar, do të kishte qenë dështimi i të gjithë neve profesionistëve afrikanë të artit në këtë fushë, disi indirekt”.
Kouoh mori drejtimin e muzeut “Zeitz” të Artit Bashkëkohor në Afrikë në vitin 2019.
Si drejtuese dhe kuratore e “Zeitz”, Kouoh mbikëqyri një numër ekspozitash të vlerësuara, duke përfshirë “When We See Us: A Century of Black Figuration in Painting”. Ekspozita, e cila bashkon vepra të artistëve me ngjyrë të shekullit të kaluar, aktualisht është e hapur në Bruksel.
Në një deklaratë që njoftonte vdekjen “e papritur” të Kouoh, “Zeitz” shprehu “pikëllimin e thellë” dhe deklaroi se, për respekt, muzeu do të mbyllej “deri në një njoftim të mëtejshëm”.
Në intervistën e saj për “Financial Times” javën e kaluar, Kouoh sfidoi idenë se vdekja do t’iu jepte fund përpjekjeve të saj.
“Unë besoj në jetën pas vdekjes, sepse vij nga një arsim stërgjyshor ku ne besojmë në jetë dhe në realitete paralele. Nuk ka ‘pas vdekjes’, ‘para vdekjes’ ose ‘gjatë jetës’. Nuk ka shumë rëndësi. Unë besoj në energjitë - të gjalla ose të vdekura - dhe në forcën kozmike”, kishte thënë ajo.