Mes dizajnëve të Elbazit është fustani i Meryl Streep-it kur ajo pranoi “Oscarin” e saj për aktoren më të mirë në vitin 2012 për “The Iron Lady”, e në mes të famshmëve të tjerë për të cilët ka realizuar veshje janë edhe Nicole Kidman, Julianne Moore dhe Kate Moss. “Lajmi për vdekjen e papritur të Alberit është një tronditje dhe trishtim i madh”, ka thënë drejtori i “Richemont”, Johann Rupert, i cili e ka cilësuar Elbazin si një mik të dashur
Kompania e modës “Richemont” të dielën konfirmoi vdekjen e stilistit Alber Elbaz, duke thënë se ish-drejtori i shtëpinë franceze të modës “Lanvin” ka vdekur nga COVID-19.
Mes dizajnëve të Elbazit është fustani i Meryl Streep-it kur ajo pranoi “Oscarin” e saj për aktoren më të mirë në vitin 2012 për “The Iron Lady” e në mes të famshmëve të tjerë për të cilët ka realizuar veshje janë edhe Nicole Kidman, Julianne Moore dhe Kate Moss, sipas “Women Wear Daily”.
“Lajmi për vdekjen e papritur të Alberit është një tronditje dhe trishtim i madh”, ka thënë drejtori i “Richemont”, Johann Rupert, i cili e ka cilësuar Elbazin si një mik të dashur.
"Alber ka reputacionin e merituar si një nga figurat më të ndritura dhe më të dashura të industrisë. Unë gjithnjë jam mahnitur nga inteligjenca, ndjeshmëria, bujaria dhe krijimtaria e tij”, ka thënë Rupert.
Disenjatori i cili ishte i njohur për punën e tij në shtëpinë e modës “Lanvin” nga viti 2001 deri në vitin 2015, vdiq të shtunën në Paris. Ai ishte 59 vjeç.
Edhe
Vdiq nga COVID-19 dizajneri i famshëm Alber Elbaz
Që nga viti 2019 ai kishte punuar në një ndërmarrje të përbashkët mode me “Richemont” të quajtur “AZ Factory”, një kompani që synon prodhimin e modës së grave duke përzier artizanatin tradicional me teknologjinë.
Elbaz është lindur në Marok dhe është rritur në Izrael që kur ishte një vjeç. Ai e nisi karrierën e tij të modës në vitin 1985, duke punuar në New York me stilistin Geoffrey Beene.
Në vitin 1996 ai u bë drejtor i “Guy Laroche” në Paris, para se të bashkohej me “Yves Saint Laurent” si drejtor krijues i markës së saj të gatshme për veshje “Rive Gauche”.
Në vitin 2001, ai u bashkua me “Lanvin”, ku mori kritika pozitive dhe u bë i njohur për suksesin e tij bazuar në parimin e tij që gratë të jenë primare.
Gjatë mandatit të tij 14-vjeçar, Elbazit iu dha merita për ringjalljen e shtëpive franceze të modës, me veshje moderne prej mëndafshi dhe me modele shumëngjyrëshe e femërore.
"Gjithçka është që të jetë sa më e thjeshtë për gratë”, kishte thënë ai për fustanet e tij me zinxhirë dhe cepa të papërpunuara, dy shenjat dalluese që ai krijoi për “Lanvin”.
Shitjet e “Lanvinit” shënuan rënie pas largimit të tij në vitin 2015 dhe marka u ble përfundimisht nga “China’s Fosun”. Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, e cilësoi vdekjen e Elbazit si një trishtim të madh.
Edhe
Dukjet më të mira nga “Met Gala” 2026
"Alber Elbaz ishte një njeri i talentuar, bujar, e donte kaq shumë Parisin. Do të na mungojë", ka shkruar ajo në Twitter.
Folegj: Disenjatori i cili ishte i njohur për punën e tij në shtëpinë e modës “Lanvin” nga viti 2001 deri në vitin 2015, vdiq të shtunën në Paris. Ai ishte 59 vjeç