Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shtetet që u dhanë filmave të dështuar një shans të dytë

Rikthimi i “Baywatch” mund të jetë duke shkuar drejt fundosjes, duke lëvizur anembanë globit, por është një territor ku adhuruesit e kinemasë me sa duket nuk ngopen me të: në Gjermani.

Lërjani këtë ndikimit të qëndrueshëm të David Hasselhoffit, por shteti i Angela Merkelit është pothuajse me një dorë duke e shpëtuar “Baywatchin”, që të mos dështojë tërësisht nëpër arka filmike, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nuk është hera e parë që një film ka arritur të ketë një ndikim të tillë larg vendit ku është prodhuar, ashtu siç shpjegojnë shembujt e mëposhtëm

Kina pëlqen “Warcraft” (2016)

Një përshtatje ambicioze e një videoloje online, “Warcraft”, ishte krijuar si pjesa e parë e trilogjisë në një fushë magjike të Azerothit, duke treguar rrëfimin e arkave (personazhe imagjinare në lojëra kompjuterike) dhe magjistarëve të zemëruar.

Në disa shtete madje doli i afishuar si “Warcraft: The Beginning”. Ato plane me shumë vetëbesim u shkatërruan kur filmi që mëtonte të jetë epik, mblodhi vetëm 50 milionë dollarë në arkën filmike në SHBA... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.