Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shtëpia në lagjen e dikurshme të bejlerëve e agallarëve

Një kafe-çajtore është biznesi i vogël të cilin Nexhat Burgia, 72-vjeçar më shumë e mban sa për të humbur kohë e për t’u shoqëruar sesa për të fituar para.

Myshterinjtë e tij janë kryesisht burrat, dhe atë jo vetëm ata të lagjes së Arastës. Janë të komuniteteve të ndryshme: shqiptarë, boshnjakë e turq. U përkasin edhe moshave të ndryshme, mbase 40 e përpjetë, shkruan Koha Ditore.

Në Prizrenin multietnik kjo kafe është një lloj mostre. Në tavolinat e saj mund të ulet secili me secilin, të gjithë të flasin në gjuhën e vet e të gjithë kuptojnë. Madje, në këtë rast e kanë edhe një të përbashkët, ngase të gjithë mund të pinë çaj e kafe derisa luajnë shah apo ndonjë lojë tjetër e të shkruhen në fletoren e borxheve, që ndoshta edhe s’paguhen ndonjëherë.

Por Burgia e ka zemrën e madhe. Mërzitet vetëm pse atij i duhet të paguajë tatimet e shtetit, që në këtë rast nuk njeh fletore të borxhlinjve... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm