Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shtatë shfaqje kamertale në garë për më të mirin në Festivalin e Tetarit në Prishtinë

Shtatë shfaqje, shumica prej të cilave kamertale, janë pjesë e programit garues të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Prishtinë.

Hyjnesha në fron me një lule irisi në kokë, është simbol i edicionit të tretë të festivalit, në të cilin do të marrin pjesë shfaqje nga teatrot e Shqipërisë, Kosovës, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Greqisë.

Në dy skenat e teatrit “Faruk Begollit” të Kolegjit AAB, audienca do të mund t’i shohë shfaqjet që janë në konkurrencë për të fituar çmimet që do të vlerësohen nga tri grupet e jurisë: ajo e studentëve, medieve dhe njohësve të fushës së teatrit.

Organizatorët e festivalit thonë se për këtë edicion janë përpjekur të sjellin trupa teatrore që janë aktuale në skena ndërkombëtare.

“Bretkosa” nën regji të Burbuqe Berishës, do ta hapë festivalin që për moto ka besimin, dijen dhe guximin.

Edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Prishtinë, do të mbahet nga data 4 deri më 9 nëntor.