Prishtinë, 6 prill - Shtatë opsione i ka Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit për ta përzgjedhur projektuesin që do të parashikojë sesi do të duket objekti i Muzeut të Historisë së Natyrës, i cili do të ndërtohet në Fushë-Kosovë. Konkursi për hartimin e projektit ideor dhe projektit zbatues të këtij institucioni, që ishte hapur qysh në janar, është mbyllur në ditën e fundit të muajit mars. MKRS-ja pritet të themelojë komision që do të bëjë vlerësimin e aplikacioneve që janë dorëzuar gjatë periudhës kohore prej më tepër se dy muajsh.
Për finalizimin e projektit për Muzeun - që fillimisht ishte parashikuar të ndërtohej në kryeqytet, por MKRS-ja e Komuna e Prishtinës kishin dështuar të merreshin vesh - duhen mbi 1 milionë euro dhe tre vjet kohë. Megjithatë, faza e parë e punës ka nisur. Në fillim të javës ministri i Kulturës, Kujtim Shala, e ka vizituar lokacionin në Fushë-Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Burim Reçicës, drejtor i Departamentit të Prokurorimit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit, konkursit për hartimin e projektit ideor dhe projektit zbatues i janë përgjigjur shtatë aplikues.
“Ata janë me shifra dhe s’janë hapur ende. Kemi dërguar kërkesë tek Departamenti i Trashëgimisë Kulturore për ta bërë komisionin që do ta bëjë përzgjedhjen”, ka thënë ai duke shtuar se siç obligon ligji, afati për themelimin e një komisioni të tillë është pesë ditë. Objekti i Muzeut të Historisë së Natyrës do të ndërtohet në Fushë-Kosovë, në hapësirën që quhet “Te Pishat”, në fshatin Sllatinë e Vogël.
Më 12 dhjetor të vitit që shkoi Komuna e Fushë-Kosovës kishte marrë vendim për ta aprovuar kërkesën për caktimin e lokacionit (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.