Revista Kosova Imza dhe Shoqata e Shkrimtarëve Turq të përkrahur nga Zyra e Komuniteteve e Komunës së Prizrenit dhe Konsullata Turke në Prizren, kanë bërë ndarjen e shpërblimeve për krijuesit e të gjitha komuniteteve që veprojnë në Komunën e Prizrenit.
Çmimi për vepër jetësore iu nda poetit Salajdin Krasniqi.
Çmimi për krijimtari iu nda çiftit bashkëshortor të komunitetit turk Nimetullah dhe Taxhida Hafiz.
Çmimi për krijimtari letrare iu nda poetit të komunitetit boshnjak Mustafa Balje, shkruan gazetaere.
Salajdin Krasniqi, duke e pranuar çmimin për vepër jetësore tha se ndihet i respektuar sepse sipas tij ky çmim është vlerësim i krijimtarisë dhe angazhimit të tij në fushën e krijimtarisë letrare.
-
Mbyllet Panairi i Librit, zbehet sa u përket vizitave në edicionin e 24-t
-
Zejnullah Rrahmani merr çmimin për vepër jetësore
-
Prizreni ndan nga 10 mijë euro për Turqinë dhe për Skenderajn
-
KOHA ndan mirënjohje për vepër jetësore për Kajtazin dhe Kosumin
-
Ministria e Kulturës ndan çmimet vjetore për trashëgimi kulturore