Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shqiptarja Aliaj triumfon në “The Voice Kids” në Belgjikë

Këngëtarja e re shqiptare, Gala Aliaj, ka fituar edicionin e vitit 2020 të garës prestigjioze “The Voice Kids” në Belgjikë.

Ajo të premten arriti triumfin në finalen e madhe duke interpretuar këngët “Goodbye Yellow Brick Road” nga Elton John dhe “Make You Feel My Love” nga Adele.

“The Voice Kids” në Belgjikë edicionin e parë e kishte pasur në vitin 2014. Aliaj fitoi edicionin e pestë.