Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shqiptarët në stadiumin e Barit, si hebrenjtë në kampet naziste

Refugjatët shqiptarë të grumbulluar në stadiumin e Barit nga policia italiane më 1991, mund të krahasohen me hebrenjtë e përqendruar në kampet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kjo është një tezë e hedhur nga filozofi i shquar italian, Giorgio Agamben, në esenë e tij biopolitike "Kampet si paradigma".

E përfshirë në librin e tij "Çelnaja: njeriu, kafsha, politika" kjo ese është një tjetër tekst i filozofit italian për ta kontekstualizuar në kohëra moderne konceptin Homo Sacer, si një term i kohës romake për njerëzit pa të drejta politike që mund të vriteshin pa paraqitur ndonjë problem.

Ky libër, i shqipëruar mjeshtërisht nga Orgest Azizi, është propozuar për t’u lexuar në emisionin CODEX të KTV-së.