Këto ditë, shtëpia botuese egjiptiane “Dar al-Shuruk” nxori në shitje një version të zgjeruar të librit “Nga historia e shqiptarëve të Egjiptit gjatë shek. XV-XX”, i cili doli më parë në botim i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, por tani me një titull shumë tërheqës: “Kolonia e fshehur - Nga historia e shqiptarëve të Egjiptit”.
Në kopertinë, sikurse brenda, paraqiten shumë piktura të piktorit të njohur francez Leon Gerom (1824 – 1904) që i ka njohur mirë shqiptarët e Egjiptit dhe ua kushtoi një cikël të tërë me veshjet e tyre kombëtare.
Botimi egjiptian nuk dallohet vetëm me dy kapituj të rinj dhe shumë dokumente nga Arkivi Shtetëror i Shqipërisë, por edhe me këtë titull të ri që e zgjodhi botuesi egjiptian për të paraqitur enigmën e kësaj kolonie që del vërtet si një karakteristikë e saj në mesin e kolonive të tjera në Egjiptin gjatë sundimit të dinastisë së Mehmet Ali pashës (1805-1950)...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
“Description de l’Egypte” në Tiranë zbulon një kapitull të panjohur
-
“Rebelët, besimtarët, të mbijetuarit…” për shqiptarët në pesë shekuj
-
Noel Malcolm me një libër tjetër për hisotrinë e shqiptarëve
-
Libri për dilemat e shoqërisë shqiptare, gati për lexuesit në Lindjen e Mesme
-
Shqiptarët në Aleksandri në shekullin 20