Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shqiptarët dhe integrimi evropian

Dy nga ideologët kryesorë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Pashko Vasa dhe Sami Frashëri, në një memorandum drejtuar ministrit të jashtëm të Austro-Hungarisë në vitin 1878, shkruanin: "Shqiptarët kërkojnë të drejtën e tyre të hyjnë në gjirin e familjes së madhe evropiane, pjesë e së cilës ata janë", shkruan sot Koha Ditore.

Kanë kaluar plot 141 vjet nga ajo kohë, shumë gjëra kanë ndryshuar: janë ndërruar sisteme e ideologji, janë bërë dy luftëra botërore dhe sa e sa luftëra lokale e revolucione, kanë rënë perandori të mëdha dhe janë krijuar shtete të reja, kanë ndryshuar rendet botërore dhe koalicionet politike e ushtarake, por fjalët e mësipërme: (Shqiptarët kërkojnë të drejtën e tyre të hyjnë në gjirin e familjes së madhe evropiane, pjesë e së cilës janë) tingëllojnë po aq aktuale sa në kohën kur janë shkruar, në mos më shumë, sepse shqiptarët si komb vazhdojnë të kërkojnë edhe sot të drejtën e tyre për t’u bërë pjesë e “familjes evropiane”.

Shqiptarët u joshën nga “Ideja Evropiane” qysh në kohën kur ende nuk kishin shtet, por kishin gjuhë, kulturë, traditë, histori dhe identitet. /Agim Vinca

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)