Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shqipëria dhe shqiptarët në tetë mijë dokumente nga arkivat amerikane

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë ka njoftuar se janë kthyer mbi tetë mijë dokumente mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Ardit Bido, drejtor i këtij institucioni, ka theksuar se kjo seri dokumentesh e marrë nga arkivat amerikane, së bashku me dy kolana gazetash, përfshirë “Albanian” e themeluar nga Faik Konica, prej të enjtes janë bërë pronë e Arkivit Qendror Shtetëror, si rezultat i aktit të dhurimit të kryer prej studiuesit Artan Hoxha.

“Sikurse ka dëshmuar edhe precedenca e akteve të dhurimit, materialet dokumentare dhe fotografike të marra në dorëzim prej Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave kanë shërbyer për pasurimin e fondeve, duke ofruar edhe shtysa për nisjen e hulumtimeve të reja”, ka thënë Bido, raportojnë mediat në Shqipëri. Ka kujtuar dhurimin e arkivit vetjak të ngjeshur të poetit Lasgush Poradeci në vitin 2017 dhe një vit më vonë atë të veprimtarit politik Reuf Fico.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu, Bido ka informuar se AQSH-ja strehon edhe dorëshkrime të shumta të Musine Kokalarit, në përmbushje të vullnetit të saj që “një pjesë e dorëshkrimeve të dorëzoheshin në Arkivin e Shtetit, pranë Sotir Kolesë”, siç thuhej në deklaratën e familjares së saj, Bibika Kokalari.