Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” vijon të përfaqësojë kulturën shqiptare në festivale të ndryshme ndërkombëtare , nga ku nuk kanë munguar edhe çmimet e fituara.
Kësaj radhe Ansambli “Shota” ishte pjesë e Festivalit Ndërkombëtar në Trabzonit në Turqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë festival Ansambli Kombëtar u nderua me çmimin e dytë në kategorinë e performancës së përgjithshme dhe çmimin e parë muzikor të festivalit.
Drejtori artistik i këtij ansambli, Ylber Asllanaj u shpreh se kjo është një dëshmi që arti është përfaqësuesi më i denjë i shtetit tonë para botës, shkruan atsh.
“Edicioni I i “Kemençe ve Horon”- fest, në Trabzon-Turkey, ku AKKV “Shota”, u nderua me çmimin II, në kategorinë e performancës së përgjithshme dhe çmimin e I-rë muzikor të festivalit,edhe një dëshmi kjo, që arti,sporti dhe kultura janë përfaqësuesit më të denjë të shtetit tonë para botës. Edhe një Ju lumtë e madhe për të gjithë anëtarët e ansamblit, për punën dhe suksesin, dhe një apel për kompetentët e shtetit për më shumë kujdes dhe përkushtim ndaj këtij aseti kombëtar”, ka shkruar Asllanaj në Facebook.
Ky festival u mbajt në datat 7-13 korrik 2017 ku merrnin pjesë edhe 13 shtete tjera nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika.